Kostovski: LSDM-ja porositi se ligj i vetëm të cilin ata e pranojnë është ligji i librezës partiake

LSDM-ja i porositi qytetarët se kriteri i vetëm dhe ligji të cilin ata e pranojnë është ligji i librezës partiake, deklaroi Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE-ja.
28 Јуни 201715:10
kostovski
“Për ta kjo është letërnjoftim nga i cili varet nëse dikush do të marrë pension, do të punësohet, do t’i ofrohet ndihmë mjekësore, do të marrë ndihmë sociale, do të mund të nxjerrë fletë pronësie. Pranimi i këtillë është frapant. Nuk guxojmë të lejojmë partizim masiv dhe rrëmbim të gjithë sistemit duke ia lëshuar vullnetit të një partie”, deklaroi Kostovski.
Realizimi, vazhdoi Kostovski, i të drejtave themelore të njeriut është shtylla në një shoqëri dhe realizimi i tyre nuk duhet të varet nga ajo se nëse dikush është ose jo anëtar i LSDM-së.
“Drejtim ashpërsisht i notuar nga ana e Bashkimit Evropian është ruajtje e sistemit të departizuar. Atë që tha deputeti i LSDM-së është gjithçka vetëm ajo nuk është. Për këtë arsye apeloj edhe nga Bashkimi Evropian që nga afër ta ndjekë punën e LSDM-së, të reagojë dhe dënojë sjelljen e këtillë e cila është në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian”, deklaroi Kostovski.
Theksoi se as LSDM-ja e as Zoran Zaevi nuk i është përgjigjur apelit që ta shkarkojnë nga partia dhe përjashtojnë nga grupi i deputetëve të LSDM-së deputetin Kurto Dudush, i cili e dha këtë pranim frapant.
“Kjo do të thotë se LSDM-ja jo vetëm që sinqerisht nuk e dënon, por i jep mbështetje dhe e stimulon sistemin e këtillë të punës”, deklaroi Kostovski.

