Ftesë publike Fatmir Limajt, kthehu në PDK, në shtëpinë tënde
Fatmir, dy fjalë i kam me ty !
Nëse nuk e voton këtë qeveri kuislinge, besen po ta jap se kam me lobu për ty mu kthy në shtëpinë e vjetër PDK-në tonë.
Por, edhe ti duhet me ditë se në shtëpi të vjetër mundesh mu kthy, ashtu siç ke dalë. Fatmir Limaj ke dalë, Fatmir Limaj kthehesh, dhe do e kesh vendin që ke merituar.
Sa për kthim si subjekt, ne kemi rrespekt për emrin tënd, punën tënde, luften tënde por, si subjekt, unë dua t’a harrojë atë epizodë të jetës tënde, sepse, ai subjekt duhet të vdesë dhe të shuhet.

Mendoj se ka ardhë koha që t’a pranosh gabimin, të na shohësh në sy, të mirëkuptohemi e të vazhdojmë përpara. Ata që të kan ndjekur mbrapa , edhe ata kan vend tek ne, por, secili me emër të vet e me punë të vet, dhe, vazhdojmë aty ku na ka mbetë …
Po të flas me një përparësi 3- 6 mujore, e jo sot për neser, politikat ditore na bënë dëmë, neve pak e ty e do-dove më shumë.
Baca Jakup e bëri një hap të madh, duke qenë në burg, autorizojë Altinin të inkuadrohet në PDK!? Pra, Ai nga burgu ishte më largpamës se ti, dhe këtë mos e harro, se, unë nuk të kam shok për lajka si do-do, unë të kam shok për jetë, sepse, ishim e do jemi, por, bajraktarizmin e urrejë.

Prandaj, shok, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë, mos e merr si ofendim, kërkesen për kthim, se, ndoshta jam i vetmi që të kam ba kërkesen për mos ndarje nga PDK, kur erdhe nga Haaga. Do ta kan rreh shpinen, por, sot, sot ata nuk kan tantaraliqe me pranu se kan gabu, sepse, nuk kan…
PDK-ja është shtëpia jote, Fatmir, dhe jo vetëm e jotja, por, e të gjithë luftëtarve …
Mos ma merr për të keq këtë dëshirë dhe ëndërr timen, të ju shof bashkë shokët e vjetër…
Shkruan: Halil Çadraku

