Haziri thotë se nëse do t’i kishte 60 vota Kurti, ai do të ishte i 61-ti

148
fresco

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike pasi ka polarizime.

Ai tha se për këtë arsye, me kohë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte propozuar “Qeveri të Unitetit”.

“Një shumicë politike mundet me u afru te presidentja, nuk po shoh që ka shumicë politike. Së paku është dashtë me u mundu me bind deputetin, jo vetëm mu, u pa që kjo është larg 60’tshit. Nuk është vetëm buxheti është edhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt interes financiar, edhe plani i rritjes për BE edhe sanksione financiare edhe pezullimi i Marrëveshjes Strategjike, për me dal me qeveri teknike Kosova është e polarizime, por qeveri e Unitetit, ose kalimtare që e ka propozu zotëri Lumir Abdixhiku”, tha Lutfi Haziri.

Tutje Haziri tha se nëse Kurti 60 vota, ai do të ishte i 61-ti.

Comments