Ramiz Merko: Nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë në Strugë
“Mos lejoni askënd t’ju hutojë”, kështu tha Ramiz Merko teksa bëri të ditur se nuk do ta mbështes AKI-në në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Merko tha se Lista e Pavarur do të ketë së shpejti një mbledhje dhe më pas do të merren vendime që do të bëhen publike për qytetarët
“Të dashur qytetarë të Strugës, mbështetës të vërtetë dhe besnikë!
Ju flas sot, direkt dhe me seriozitetin maksimal, për të shkatërruar menjëherë një valë të re spekulimesh dhe zëra të fabrikuar që synojnë të dëmtojnë besimin tuaj.
Po qarkullojnë thashetheme se unë, Ramiz Merko, do të mbështes kandidatin e AKI-së në raundin e dytë.
Dua ta theksoj prerë:
UNË, RAMIZ MERKO, NUK DO TË MBËSHTES KANDIDATIN E AKI-së NË BALOTAZH❌️.
Kjo është një thashethemë e ulët e atyre që tashmë janë humbës dhe duan të manipulojnë votën.
Lista e Pavarur, dëshmoi besnikërinë tuaj me votë masive, është një lëvizje serioze dhe e vendosur. Vendimet e Listës së Pavarur nuk merren me zëra, por me konsultime të thella.
Për këtë arsye:
• LISTA E PAVARUR do të mbajë së shpejti një mbledhje me të gjithë kandidatët për këshilltarë dhe mbështetësit kyç.
• Pas këtij takimi, ZËDHËNËSI ZYRTAR i Listës së Pavarur do të dalë me një Deklaratë të Qartë, duke cituar të gjitha pikat e vendosura dhe kandidatin që do të mbështesin në raundin e dytë.
Mos lejoni askënd t’ju hutojë. Vlerësoni vetëm fjalën zyrtare të Listës së Pavarur”, tha Ramiz Merko.

