Zyrtare: Juventus shkarkon Igor Tudorin

74
fresco

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit.

Lajmin e bëri të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Tudor, u shkarkua nga Juventusi pasi humbi 1-0 ndaj Lazios në xhiron e tetë të Serie A.

Ishte humbja e tretë radhazi e Juventusit, pasi më parë kishte humbur ndaj Comos 2:0 gjithashtu në kampionat dhe ndaj Real Madridit 1:0 në Champions League.

“Zonja e Vjetër”, pati një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore, pasi kishte barazuar pesë herë para këtyre tre humbjeve, që është seria më e keqe e klubit që nga viti 2009.

Para këtyre tre humbjeve radhazi pa shënuar gol, Juventusi luajti 0:0 me Milanin.

Kështu, skuadra e “Bardh e zi” nga Torino mbeti pa shënuar gol për 397 minuta ose katër ndeshje radhazi.

Herën e fundit që kjo i ndodhi ishte në shkurt dhe mars 1991.

Tudor erdhi dhe stabilizoi ekipin shtatë muaj më parë.

Ai u bë trajner i klubit ku la një gjurmë të dukshme si lojtar në fund të marsit, pasi Thiago Motta u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

47 vjeçari, arriti të stabilizonte ekipin dhe të fitonte një vend në Ligën e Kampionëve. Për shkak të kësaj, ai mbeti trajner edhe për këtë sezon, por këtë sezon ai kaloi shumë më keq.

Igor Tudor drejtoi Juventusin në 24 ndeshje me një performancë prej 10 fitoresh, 8 barazimesh dhe 6 humbjesh.

Comments