Ahmeti dhe Rexhepi nga Reçica e Madhe: Bashkimi është çelësi për të ardhmen e Tetovës

91
fresco

Kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kanë vizituar shtabin e AKI-së në Reçicë të Madhe.

Gjatë vizitës, Rexhepi theksoi se ky takim simbolizon bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin e Tetovës.

“Është koha për të treguar se vetëm kur bëhemi bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen e Tetovës,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve janë çelësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e jetesës në komunë.

Comments