
Pasi PSP ka kërkuar paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencë për shtyp tha se këtë që po e bën PSP është turp dhe një vepër tinëzare duke shtuar se PSP nuk është institucion por zyre politike e LSDM-së.
Ai tha se qëllimi i PSP-së është që të eliminohet VMRO-DPMNE dhe me këtë të dobësohet Maqedonia dhe se qëllimi i LSDM-së është që të shkatërroj një garniturë politike.
“Unë i porosisë se nuk mund të na thyejnë, ne mbetemi mburoja e shtetit. Mëkati jonë ishte se 11 vite mbrojtëm interesin e shtetit”, tha Gruevski, raporton SHENJA.
Ai tha se të gjitha rastet kanë të bëjë me VMRO-DPMNE-në.
“Konstruktivitet në veprimin tonë mbaron sot. PSP do të jetë pjesë e historisë, nga e cila do të turpërohen një ditë të gjithë ata që e duan këtë shtet. Udhëheqësia e LSDM-së në vazhdimësi ka qenë në kontakt me disa nga prokurorët. Ata tërë kohën tentojnë të vejnë në kurth njëqind persona nga partia jonë”, tha mes tjerash Gruevski.