LAJM I FUNDIT: Kapet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve

244
fresco

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar Astrit Isufin nga Sankoci i Drenasit, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të enjten në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Naim dhe Driton Morina.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 nëntor, rreth orës 11:30, kur sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, pas të pameve për babanë e saj të ndjerë./IndeksOnline/

Comments