Canaj: Hoxhaj ishte ai që e udhëhoqi PDK-në në periudhën më të vështirë

65
fresco

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se Memli Krasniqi nuk e ka trashëguar partinë, por ka synuar ta marrë në rrethana të caktuara.

Sipas tij, periudha më e vështirë për PDK-në është menaxhuar nga Enver Hoxhaj, i cili ka mbajtur partinë të qëndrueshme në një kohë të krizave të shumta.
“Krasniqit nuk ia kanë lënë partinë, por ai ka dashur ta marrë. Ndoshta në periudhën më të vështirë të PDK-së e ka udhëhequr Enver Hoxhaj”, tha Canaj.

Comments