Durkee: Thaçi s’kishte autoritet ta ndalte dhunën, UÇK s’kishte strukturë komanduese

55
fresco

Michael Durkee, ish-këshilltar i ish-komandantit të NATO-s për Europë, Wesley Clark tha se nuk kishin informacion konkret “lidhur me përbërjen dhe anëtarësinë e të ashtuquajturit shtab të përgjithshëm” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së se nuk kishin shumë njohuri as për organizimin e zonave operative. Ato informacione që i kishin, tha se ishin “të kufizuara”.

Lidhur me Hashim Thaçin, Durkee tha se ai “nuk kishte kompentencë” dhe “nuk kishte autoritet” që ta ndalte dhunën e vitit 1999.

UÇK-ja, siç tha ai, nuk kishte “asnjë strukturë komanduese”.

“Nuk ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese që ai mund ta përdorte për të ndaluar dhunën”, tha Durkee.

Ai tha se “komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme”.

Comments