Rikonstruimi i Qeverisë, Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

77
fresco

Kryeministri Hristijan Mikoski i pyetur për të komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritarë, tha se takimet ishin të rregullta dhe se së shpejti do të ketë informacione.
Lidhur me zërat se Muhamet Hoxha do të zëvendësoj Izet Mexhitin në postin e ministrit të Ekologjisë, tha se gjithçka do të dihet ditëve në vazhdim, raporton SHENJA.
“Nëse do të kisha diçka më tepër për të thënë do ta thoja në pyetjen e parë”, tha Mickoski.
Sa i përket caktimit të besuarve në komunat ku dështuan zgjedhjet, tha se është biseduar për këtë temë dhe se të njëjtit do të caktohen.

Comments