Në Pejë, qytetari dorëzon në Polici një kuletë me mbi 3 mijë euro të gjetu

65
fresco

Në Pejë, më 17 nëntor 2025, në Stacionin Policor të Istogut është paraqitur qytetari Sheremet Osmanaj, i cili kishte gjetur një kuletë në qytetin e Istogut më datë 15.11.2025.

Në kuletë janë gjetur gjithsej 3,194 euro e 30 cent. Policia ka identifikuar personin që e kishte humbur kuletën dhe e ka ftuar të paraqitet në stacion. Kuleta, së bashku me të hollat, i është kthyer pronarit nga zyrtarët policorë.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe bashkëpunimin e tij.

Comments