Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka humbur jetën
Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën një person.
Policia ka konfirmuar për “Indeksonline” se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, autoritetet e sigurisë gjatë ditës së sotme kanë bërë apel për kujdes të shtuar në trafik, për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut që po vështirësojnë kushtet e qarkullimit. /Indeksonline/

