I riu nga Tetova rreh një mjek dhe një polic

221

Seksioni i Policisë së Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (29) nga fshati Çelopek, Tetovë.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale si: “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

Më 14.10.2025 në Qendrën e Urgjencës në Tetovë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht një mjek dhe një oficer policie gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Comments