Arrestohet ish ministri i Bujqësisë dhe ish drejtori i NP Agro-berza
Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje ne Kumanovë mbi dyshimet per shpërdorjme me detyrën zyrtare. Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish ministri i Bujqesise, Trajan Dimkovski dhe ish drejtori i NP Agro-berza, Nimetulla Ramadani.
Nën pranga ka përfunduar edhe një zyrtarë tjetër i kësaj ministrie. Per momentin nën shoqërimin e policisë po dërgohen në stacionin policorë të Gazi Babës në Shkup.

