Kasami për vdekjen e Shpat Kasapit: Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh

44

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi.

Ai ka thënë se Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, i cili ndër vite ka qëndruar në majat e suksesit! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”

Comments