42-vjeçari i jep fund jetës së tij, zbulohet shkaku

491

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, një ditë më parë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet SH.S është vetëvrarë pranë banesës. Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë marrë dhe dërguar në spital pa shenja jete. Nga të dhënat paraprake mësohet se 42-vjeçari vuante nga depresioni, dhe nga këqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Lushnjë Lushnje Në datën 01.07.2017, në spitalin Lushnje ka shkuar i vdekur, i shoqëruar nga familjarët shtetasi Sh.S, 42 vjeç, banues në Lushnje. Shtetasi Sh.S, i cili ishte me sëmundje depresive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur pranë banesës. Nga kqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.

Comments