Ndërmjet dritës dhe humbjes së vlerave: Në kërkim të drejtimit!

120

I ndjeri Arbër Xhaferi, para shumë vitesh kishte vërejtur me shqetësim se shoqëria shqiptare po hynte në një krizë të thellë morale.
Ai paralajmëroi se degradimi nuk nis nga politikat e gabuara, por nga humbja e vlerave të përditshme: ndershmërisë, përgjegjësisë, respektit dhe drejtësisë. Sot, fatkeqësisht, parashikimet e tij duken më aktuale se kurrë.

Kjo krizë është e dukshme. Ne njollosim dhe përbuzim njerëzit me vlera sa janë gjallë, ndërsa i ngremë në qiell vetëm pasi të vdesin. Pranojmë pazare që dëmtojnë mbrojtjen e vlerave kombëtare, ndërsa e relativizojmë të drejtën, moralin dhe ndershmërinë sikur të mos kishin asnjë peshë.

Interesi personal e klanor ka kaluar çdo kufi. Interesi kombëtar ka mbetur nën hijen e kohës. Shteti prej vitesh ndodhet në një udhëkryq, pa busull dhe pa vizion për të ardhmen. Ditët, muajt dhe vitet vetëm sa po kalojnë, pa ide, pa qëllim, pa lëvizje përpara. Thjesht vendnumëro.

Comments