Miratohet bartja e mjeteve në vlerë prej 28 milionë eurosh

96

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh.

Kjo pikë kaloi me 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Gazeta Express.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, falënderoi asamblistët që votuan për bartjen e këtyre mjeteve, për të cilat tha se do t’i ndihmojë kauzës së tyre për zhbllokimin e proceseve.

Ndërkaq, për pikën e dytë, që ishte buxheti për vitin 2026, Rama tha se pajtohet se do të ishte më korrekte që ajo të bëhej në një seancë të re dhe nga asambleja e re e kryeqytetit.

“Uroj edhe njëherë që edhe 30 milionë eurot të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë e po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shuma ma fer që të votohet nga asamblistët e rinj sepse edhe sot e mora lajmin se janë certifikuar edhe kryetarët. Kështu që tash mund ta vendosim seancën e re”.

Këtë mbledhje e përcollën me vëmendje të shtuar punëtorët e trafikut urban, të cilët mbeten pa paga për disa muaj.

Tashmë me këtë lëvizje pritet të zhbllokohet situata pasi disa ditësh së protestës nga këta punëtorë që pezulluan trafikun urban në Prishtinë.

Comments