Mes shumë të pranishmëve, varroset Shpat Kasapi në vendlindje

173

Sot është varrosur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, artisti që rrëmbeu zemrat e publikut me hitet e tij ndër vite.

Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak në Itali, raporton Klankosova.tv.

Në paraditen e sotme, u zhvillua edhe një ceremoni përkujtimore në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku një numër i madh miqsh, bashkëpunëtorësh, familjarësh dhe figurash publike u mblodhën për t’i dhënë nderimin e fundit artistit.

Pas homazheve, Shpat Kasapi u varros në varrezat e qytetit të Tetovës. /Klankosova.tv

Comments