Vesel Memedi nuk ndalet, kërkon drejtori e poste tjera

246

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi po i prish matematikat në kuadër të koalicionit Aleanca për Shqiptarët, duke kërkuar drejtori dhe poste tjera tek Zoran Zaev si mandatar për formimin e Qeverisë.

Burime partiake pranë ASH theksuan për INA se Memedi do që në emër të RDK të marrë poste drejtorësh nga kulaçi i paraparë për ndarjen e posteve qeveritare. Memedi arriti që të marrë edhe një ministri, edhe ate Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ndërsa javën e kaluar ai ka konfirmuar se po bisedohet për poste që do ti takojnë partisë që drejton.

„Biseda zhvillohen, por është jo korrekte të flitet për diçka konkrete derisa bisedimet të përfundojnë”, theksoi Vesel Memedi në pyetjen e gazetës KOHA.

Comments