Moti me vranësira dhe reshje lokale të shiut, temperatura deri në 12 gradë
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Në viset më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, kryesisht me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

