E ulët: Burri i Albulena Haxhiut pretendon se Haradinaj po i “keqpërdor” lotët e nënë së tij për fushatë zgjedhore

135

Burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka komentuar videon e nënës së Ramush Haradinaj, e cila duke i përmendur djemtë e saj dëshmorë e bëri me lot edhe liderin e AAK-së.

Ai ka aluduar se Haradinaj e keqpërdori mërzinë dhe lotët e nënës së tij për fushatë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë i emocionuar mbrëmë në emisionin “Politico” në Kanal 10.

Derisa shfaqej një video e nënës së tij, e cila në vajë përmendte djemtë e saj dëshmorë(Shkëlzenin dhe Luanin), Haradinajt i rrodhen dhe lotët.

Më pas, lideri i AAK-së tregon se çdo ditë e nis ditën duke e pirë kafen me nën Rukë.

“Mundohem gjithë kohën t’ia heq mërzinë nënës. Çdo mëngjes ditë e filloj me nënën, në 07:00 ora pijmë kafe bashkë”, është shprehur i emocionuar Haradinaj.

Comments