Kërkohet që të mos ketë kufitarë serbë më 13 dhjetor në Shkup
Organizatën e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë kërkuar që në protestën që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Shkup më 13 dhjetor, të mos jenë të pranishëm kufitarë serbë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se kanë marrë leje edhe nga shteti maqedonas për organizimin e protestës.
“Ata kanë marrë përsipër sigurimin, por shpresoj që kufiri të jetë i hapur. Kërkesa ime ka qenë që listat serbe të mos jenë në kufi, dhe më është premtuar, por politika sllave nuk është gjithmonë e besueshme”, ka deklaruar Gucati.
Ai ka potencuar se deklaratat e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, kanë rritur interesin e shqiptarëve për të marrë pjesë në protestë.
“Jam i bindur që do ta kalojmë perimetrin që kemi menduar. Shqiptarët janë irrituar pak, por i falënderoj Mickoskit që i ka nxitur të dalin dhe të na bashkohen”.
Ndër të tjera, Gucati ka sqaruar se protesta nuk do të provokojë situata konfliktuale.
“Është e domosdoshme të shkojë secili. Unë do të jem prezent bashkë me liderë të ndryshëm shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, përfshirë ish-deputetë. Kemi dy leje: një nga Çairi dhe një tjetër nga autoritetet maqedonase. Protesta është paqësore, nuk shkojmë për të provokuar. Ajo mbahet aty ku jetojnë shqiptarët në Shkup dhe do të zhvillohet në mënyrën më të qetë të mundshme”.
Ndonëse nuk kanë marrë mbështetje nga institucionet e Kosovës, Gucati ka thënë se ka bashkëpunuar me partitë politike shqiptare dhe ka pasur mbështetje të kufizuar nga jashtë.
“Institucionet e Kosovës nuk na kanë mbështetur as në këtë protestë, as në të kaluarën. Partitë politike kanë dalë dhe na kanë mbështetur, ndërsa nga qeveria e Shqipërisë ka pasur pak mbështetje dhe disa kundërshtime”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.
Para kësaj proteste, OVL-UÇK ka mbajtur protesta edhe në Hagë, Tiranë, Strasbourg dhe Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale për krime që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

