Të burgosurit i venë zjarrin burgut të Idrizovës
Sipas informacioneve të dhëna nga disa të burgosur, ne burgun e Idrizovës ka rënë zjarr.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në ambulancën e burgut, dhe mendohet të jetë shenjë proteste nga ana e të burgosurve në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre në burg.
Të burgosurit mësohet se vazhdimisht kanë kërkuar amnisti dhe plotësimin e kushteve të burgut, ndërkohë që nuk u janë pranuar.
Ata kanë marrë dyshekët me të cilët flinin dhe i kanë djegur.
Informacioni është konfirmuar edhe nga vetë drejtori i burgut Zhivko Pejkovski i cili u shpreh se zjarri është shuar dhe nuk ka pasur të lënduar ,ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.