Voton Kurti: Uroj që legjislatura e 10’të ta konsituojë sa më shpejt kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë qeverinë e re

163

Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, ka votuar pak më parë. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Rita.

Pastaj Kurti u deklarua për media tha se “sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme|.

Ai i ftoi qytetarët që të dalin të votojnë.

“Uroj e besoj e punojmë që legjislatura e 10 ta konsituojë sa më shpejt kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë qeverinë e re”, tha Kurti.

“Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, shtoi ai. /Express/

Comments