Të rejat nga kampionati spanjoll

370

Telenovelës “Pepe” i vjen fundi. Mbrojtësi portugez pasi u largua me parametër zero nga Reali i Madridit ka firmosur me Besiktashin në kampionatin turk. Kontrata e 34-vjecarit me klubin nga Stambolli do të zgjasë 2 vjet me një pagë 4.5 milionë euro në sezon. Te Beshiktashi që merr pjesën në Champions League, Pepe do të bashkohet me bashkëkombasin e tij Quaresma.

Antonoine Griezmann deklaroi se qëndrimi i tij tek Atletico lidhet me fakti se klubi madrilen nuk ka patur mundësi të ndërhyjë në merkato për shkak të pezullimit të FIFA-s. Sulmuesi francez u shpreh se nuk mund ta braktiste skudrën në këtë moment, ndërsa në përfundim të sezonit mund të largohet në varësi të ofertave që do të vijnë për të.

Celta Vigo njoftoi blerjen nga Fulhami të mesfushorit Jozabed Sanchez Ruiz. Futbollisti spanjoll, i cili gjatë fazës së dytë luajti te klubi galician në formë huazimi firmosi një kontratë 4-vjecare që do ta mbajë të lidhur me Celtën deri në vitin 2021.

Malaga e gjen shumë shpejt zëvendësuesin e Sandrio Ramirezit. Klubi analuzian ka rënë dakord me Sëansea për huazimin e Borja Baston, me të drejtën e blerjes për 12 milionë euro në fund të sezonit. 24-vjecari kthehet pas një viiti në La Liga, ku është aktkvizuar me Eibarin, Zaragozën apo Deportivo La Coruna,

Comments