Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

78

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial.

Lajmi është bërë i ditur nga Sefer Isufi, këshilltar për mbrojtje dhe siguri në Presidencën e Republikës së Kosovës, i cili ka theksuar se kjo ka ndodhur gjatë mandatit të presidentes Vjosa Osmani

Postimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, në këtë mandat të presidentes Vjosa Osmani, flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës.

Një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta./Indeksonline/

Comments