SHBA dhe Kolumbia bien dakord për operacione të përbashkëta kundër grupit gueril ELN

112

Kolumbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndërmarrin “veprime të përbashkëta” kundër grupit gueril të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), me synimin për ta penguar atë të përdorë territorin venezuelian si prapavijë operative.

Marrëveshja u përmend gjatë një bisede telefonike të fundit mes presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur për Blu Radio nga ministri i Brendshëm kolumbian, Armando Benedetti.

Sipas Benedettit, Petro i ka kërkuar Trumpit mbështetje për të “goditur fort” ELN-in në zonat kufitare, duke theksuar se militantët e këtij grupi shpesh strehohen në Venezuelë pas operacioneve të ushtrisë kolumbiane.

Edhe pse nuk janë përcaktuar ende masa konkrete, synimi është që grupi të goditet, me mbështetjen e Washingtonit edhe në prapavijë, gjatë kalimit përtej kufirit.

Biseda telefonike ka ndihmuar gjithashtu në uljen e tensioneve mes dy liderëve, të shkaktuara së fundmi nga çështje që lidhen me luftën kundër trafikut të drogës dhe arrestimin e Nicolas Maduro-s. Sipas Benedettit, ELN është cilësuar si një “kartel”, pa konotacione ideologjike, ndërsa Trump është shprehur i gatshëm të mbështesë Bogotán në operacionet kundër militantëve.

/tvklan.al

Comments