Osmani pretendon se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin “çnjohjen” e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet kryesore të mandatit të saj është rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga rreth 20 shtete, për të cilat Serbia kishte pretenduar se kishin tërhequr njohjen.
Në një intervistë në emisionin Nerv, Osmani theksoi se e Drejta Ndërkombëtare nuk njeh konceptin e çnjohjes së shteteve dhe se pretendimet e tilla i kanë shkaktuar Kosovës dëm të madh në imazh, në procesin e njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ajo shtoi se Presidenca ka trajtuar të gjitha rastet e pretenduara për çnjohje gjatë pesë viteve të fundit, duke i rikonfirmuar ato, ndërsa vetëm nga një shtet ende mungon përgjigjja zyrtare.

