Për ministrin e Shëndetësisë ligji antiduhan, i cili ndodhet në shqyrtim publik nuk është rigoroz

89

Projektligji për mbrojtje nga duhani nuk është rigoroz, por është në përputhje me standardet evropiane, deklaroi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Sipas tij, ligji nuk e ndalon pirjen e duhanit, por e kufizon përdorimin e tij. Përkatësisht pirja e duhanit do të ndalohet para të gjitha institucioneve publike, përfshirë institucionet shëndetësore, shkollat, kopshtet dhe ministritë.

“Me një popullatë të pashëndetshme, padyshim që i dëmtoni bizneset më shumë se sa me politika të tilla kundër kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura. Një analizë e tillë është bërë. Njerëzit që janë të varur nga produktet të tilla janë më pak aktiv në punën e përditshme në institucionet shtetërore dhe private”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët janë të ndarë në mendime për ligjin për mbrojtje nga duhani.

“Nuk është në rregull ai që pi duhan , le të pijë me ligjin çfarë fiton njeriu asnjë nuk fiton, vetëm për vete, për shëndetin e tij është problemi”, tha një qytetar.

“Le ti ndalojnë të gjitha, të mbyllen as në dyqane të mos shiten, fëmijë të vegjël shkojnë të blejnë cigare, ku është kjo e lejuar”, theksoi një qytetar.

“Keq është kjo, ne duhanin e pimë, ne duhanin e pimë që 65 vite. Mendoni se nuk është në rregull? S’është në rregull kjo, çfarë rregulli. Ka me pas edhe dënime? Le të ketë mua vetëm në burg më mbajnë”, u shpreh një qytetar.

Me projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani parashikohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, pa asnjë përjashtim, si dhe vendosja e kufizimeve të rrepta për shitjen dhe ekspozimin e cigareve dhe pajisjeve elektronike që përmbajnë nikotinë. Po ashtu, pirja e duhanit do të ndalohet edhe në tarracat e kafeneve dhe restoranteve që nuk janë të hapura plotësisht nga të paktën tre anë. / Alsat.mk

Comments