‘Festohet 51% i Kurtit’, Ymeri: Importi i energjisë po na merr jetën
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, reagoi ashpër lidhur me situatën energjetike në vend dhe pasojat që, sipas saj, po i paguajnë drejtpërdrejt qytetarët përmes humbjes së shërbimeve publike dhe jetës me dinjitet,
Ajo theksoi se importi i energjisë elektrike po i kushton shtrenjtë shoqërisë, duke e lidhur këtë me mbylljen ose humbjen e institucioneve bazë brenda një dite.
“Kur një Qendër të Mjekësisë Familjare e humbim brenda ditës. Kur një shkollë e humbim brenda ditës. Kur një çerdhe e humbim brenda ditës. Kur një Qendër për Pensionerë e humbim brenda ditës. Kur e humbim jetën tonë me dinjitet si qytetar, nga importi i energjisë elektrike”, tha Ymeri.
Ymeri kritikoi edhe mënyrën se si po menaxhohet komunikimi institucional për çështjen e energjisë, duke e cilësuar si kontradiktor festimin e shumicës aksionare në sektorin energjetik, në kohë të çmimeve të larta në bursat ndërkombëtare.
“Sot e dje janë një nga ditët, me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje”, shkroi Ymeri.

