LSDM: Kushdo që merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve, legjitimon krimin dhe korrupsionin

67

Kushdo që do të merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve të thirrur nga kryeminsitri Hristijan Mickoski legjitimon krimin dhe korrupsionin, kështu shprehen nga LSDM-ja opozitare.

“Kushdo që shkon në takim me Mickoskin sot për të shfuqizuar qeverinë teknike bëhet bashkëfajtor në:

-Legjitimimin e krimit dhe korrupsionit në koalicionin e tenderit VMRO-DPMNE-ZNAM.

-Fushatën anti-BE të qeverisë për të izoluar vendin.

-Planin për zgjedhje të parakohshme për të cilin ata kanë rënë dakord tashmë pa kushte themelore që ato të jenë të drejta dhe demokratike.

-Zbatimin e planit “emigrantë për para” pas kësaj.

Ne kemi njoftuar tashmë të gjitha hapat që qeveria ka ndërmarrë deri më tani: izolim, zgjedhje, migrantë për para.

Kushdo që shkon në takim me Mickoskin nuk mund të thotë pas kësaj se nuk ka qenë bashkëfajtor”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se LSDM mbetet me qytetarët, mbetet në anën e Maqedonisë, në anën e integrimit, në frontin për drejtësi dhe kundër krimit dhe korrupsionit.

Comments