Atifete Jahjaga: Raportimet për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta

79

Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ka reaguar për herë të parë për raportimet në lidhje me dosjen “Epstein”.

Jahjaga, përmes një postimi në facebook është shprehur se raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar”, ka shkruar Jahjaga.

Jahjaga ka shtuar se në këtë email te palëve të treta, permendet presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili.

“Në këtë email te palëve të treta permendet presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet”, ka shkruar Jahjaga.

Ndërsa ka kërkuar që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri tani./IndeksOnline/

Comments