
Gjatë qëndrimit në Trieste të Italisë ku kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, me të cilin diskutoi forcimin e miqësisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Siç shkruan në faqen e tij në rrjetin social facebook, ku ka postuar edhe videon e takimit dypalësh, kryeministri Rama uron që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj.
Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë dhe thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj🇦🇱🇲🇰
Posted by Edi Rama on Mittwoch, 12. Juli 2017

