Një sukses i jashtëzakonshëm vjen nga Kumanova. Fillozofi, Dr. Prof. Sead Zimeri ligjerues i fillosofis ne disa universitete te Europes, është shpallur fitues i Fellowship-it prestigjioz MSCA 2025 (Marie Skłodowska-Curie Actions) – një nga grantet më të rëndësishme dhe më konkurruese të Bashkimit Evropian për kërkues shkencorë në nivel postdoktoral.

Duke debatuar premtimet dhe rreziqet e meritokracisë me filozofin politik të Harvardit Michael Sandel.
Aplikimi i tij është realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Lundit në Suedi, një nga universitetet më të mira në botë dhe institucioni akademik më i vlerësuar në Suedi. Rezultati i arritur është mbresëlënës: 97.80 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur ndër vlerësimet më të larta të kësaj thirrjeje.

Konkurrenca këtë vit ka qenë rekord. Plot 17,058 kandidatë nga e gjithë bota aplikuan për këtë grant, që përfaqëson një rritje prej 64.4% krahasuar me vitin 2024, si dhe numrin më të lartë të aplikimeve në 40 vjetët e historisë së programeve kornizë të Bashkimit Evropian.
Fituesi, i cili zakonisht nuk ndan publikisht arritjet personale, këtë herë e ka konsideruar momentin si të veçantë, duke u shprehur se ndihet “shumë i lumtur dhe i përulur” për vlerësimin e marrë, shprehet vellau Dr. Prof. Isuf Zymeri.
Ky sukses përbën jo vetëm një arritje personale, por edhe një moment krenarie për Kumanovën dhe për gjithë hapësirën shqiptare, duke dëshmuar se potenciali shkencor nga rajoni ynë mund të konkurrojë dhe të shkëlqejë në skenën më të lartë ndërkombëtare.

