Nga fjala e parë “GOL” te komentet e AC Milan – historia e vogëlushit Theo Haska
Gjithçka nisi shumë herët për Theo Haska.
Topi u bë lodra e tij e preferuar, ndërsa fjala e tretë e tij, në moshën vetëm 7 muajshe, ishte… GOL.
Sot, në një botë ku rrjetet sociale janë një dritare e madhe për talentin, vendosëm t’i hapim Theos një llogari në TikTok – thjesht për të ndarë pasionin e tij të pastër për futbollin.
Ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme.
Një nga videot e tij u bë virale dhe mori komentin e vetë AC Milan” 🔴⚫
Pas asaj videoje, pasoi edhe një takim shumë emocionues me skuadrën e Milanit, një moment që do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.
E jo vetëm kaq – edhe videoja nga ai takim mori një tjetër koment nga klubi legjendar.
Kjo është historia e një fëmije, e një pasioni të sinqertë dhe e një ëndrre që sapo ka nisur.
Të gjitha këto momente mund t’i gjeni në faqen e tij në TikTok: @theo.haska
🙏 Shpresojmë ta mbështesni këtë histori, t’i jepni zë dhe forcë, që Theo të vazhdojë të ëndërrojë dhe… të shkojë edhe më lart.
Faleminderit nga zemra për çdo përkrahje! ❤️⚽

