Mickoski përballet me kallëzim penal nga LSDM për “keqpërdorim detyre”

84

Partia opozitare LSDM ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nxitje të persekutimit politik ndaj kundërshtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Dimitrijevic, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që ta ftojë në pyetje kryeministrin dhe të hetojë veprimet e tij, me qëllim të vërtetohet nëse institucionet po funksionojnë në mënyrë të pavarur apo nën ndikim politik.

Sipas LSDM-së, deklaratat e fundit të Mickoskit për “persekutimin e disidentëve” përbëjnë bazë për dyshime serioze se po ushtrohet presion politik ndaj përfaqësuesve të ish-qeverisë. Dimitrijević theksoi se ky kallëzim penal është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj retorikës së kryeministrit, duke shtuar se sundimi i ligjit dhe pavarësia e institucioneve duhet të mbrohen nga çdo formë e ndikimit politik.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim zyrtar nga kabineti i kryeministrit lidhur me këto akuza.

Comments