Vuçiq e luan të ndershmin për Marrëveshjen e 2013-ës: Na gënjeu Kosova, edhe më shumë BE

107

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, në një intervistë për Kosovo Online, ka folur për Marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së.

Vucic pretendon se Serbia e “ka zbatuar” marrëveshjen në mirëbesim, derisa sipas tij, Kosova dhe BE kanë “gënjyer dhe mashtruar për gjithçka”.

“Edhe shqiptarët nga Kosova dhe udhëheqësit e tyre, por edhe më shumë nënshkruesi i tretë, BE-ja”, ka thënë Vucic.

Kreu i shtetit serb ka përmendur Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si një pikë që Republika e Kosovës duhet ta zbatojë.

Comments