Mourinho dëshiron të rikthehet si trajner i Realit, pret thirrje nga drejtuesit

66

Jose Muorinho është përfolur se është në listën e Reali Madridit për trajner të ardhshëm.

Por sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, edhe Mourinho do të dëshironte një rikthim në ”Bernabeu”, shkruan IndeksOnline.

Aktualisht nuk ka bisedime mes tyre, por gjithçka është e mundur gjatë muajve në vazhdim.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e klubit mbretëror të gjejnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk e shohin Alvaro Arbeloan si trajnerin e duhur.

Presidenti Florentino Perez tashmë po punon për një riorganizim të madh , duke filluar me stafin e trajnerëve.

Në këtë kontekst, Jose Mourinho është një kandidatët kryesor, i cili është një trajner që la gjurmë në periudhën e tij të mëparshme në klub.

Trajneri portugez ka mbështetjen e një pjese të bordit dhe shihet si një figurë e aftë për të rikthyer avantazhin frymën konkurrues të ekipit, diçka që shumë e konsiderojnë të humbur në sezonet e fundit.

Njohuritë e tij për klubin, personaliteti i tij dhe përvoja në situata me presion të lartë e vendosin Mourinhon në krye të listës së Real Madridit.

Comments