Dhjetë persona të lënduar nga aksidenti zinxhir në Gjorçe Petrov

89

Aksident zinxhir me pesë automjete ka ndodhur dje në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, ku një person është plagosur rëndë, ndërsa dhjetë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se aksidenti është raportuar më 18.04.2026 rreth orës 21:20, ndërsa në të kanë marrë pjesë katër vetura, një “Bmw”, një “Volkswagen Touran”, një “Volkswagen Arteon” dhe një “Mercedes”, të gjitha me targa të Shkupit.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi 19-vjeçar L.J. nga fshati Kondovë, i cili drejtonte njërën nga veturat “Bmw”.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy bashkëudhëtarë e tij, si dhe gjashtë persona nga veturat tjera, dhe 28-vjeçari B.R. nga fshati Gllumovë, i cili drejtonte automjetin “Mercedes”.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit “Nënë Tereza” dhe në spitalin “8 Shtatori”, ku u është ofruar ndihmë mjekësore.

Për aksidentin është njoftuar një prokuror publik, ndërsa inspektim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Comments