Përsëritet djegia e veturave te Kalaja e Shkupit!
“Sërish janë djegur veturat këtu në parkingun te poligoni afër Kalasë së Shkupit. Siç po e shihni janë djegur tre makina. Është një golf 5, golf 7 dhe një Spark. Nga MPB thonë se zjarri ka nisur nga kjo pjesë këtu ka pasur një barishte të thatë dhe më pas i ka kapluar veturat dhe siç po e shihni kanë mbetur vetëm hekurishtet. Kjo është hera e dytë që në këtë parking po digjen veturat e qytetarëve të cilët po parkohen për të vazhduar pastaj te parku i qytetit këtu në Shkup”, raporton gazetari i TV21, Artan Nuhiu.
Qytetarët sërish vazhdojnë të parkohen në këtë parking ndonëse po i shohin veturar e djegura. Ata dyshojnë se ka ndonjë arsye pse digjen, por sic shprehen nuk është mirë sepse po frikësohen fëmijët.
“Ndoshta janë ndegur për ndonje arsye. Nuk është në rregull, ja edhe fëmijët frikësohen. Nuk keni drojë të parkoheni këtu? Jo”, tha një qytetar.
“Nuk di cfarë të them. Veturart nuk digjen për kot. Për cfarë mendoni se janë djegur? Nuk e di, nuk ndërhyj aty, le ta zgjidh atë policia”, u shpreh një qytetar tjetër.
Policia po ndërmerre masa për zbardhjen e rastit, ndekrohë njoftojnë nga zjarri një person ka mbetur i lënduar.
“Nga zjarri janë përfshirë tre automjete, ndërsa një person ka pësuar lëndime duke thyer xhamat e automjeteve me qëllim që t’i largojë nga vendi.
Kanë intervenuar zyrtarë policorë dhe ekipi i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri në Shkup, dhe zjarri është shuar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se sakt para dy viteve në këtë parking u dogjën 5 vetura të cilat ishin parkuar afër njëra tjetrës.

