Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

93

Shkëndija e Haraçinës ka shkruar histori, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi eliminoi Rabotniçkin me rezultatin 3:1. Në duelin e luajtur në stadiumin e Bashkimit të Kumanovës, Shkëndija e Haraçinës shënoi tre gola përmes Desniqit, Sharkoskit dhe Nazifit, teksa “romantikët” golin e vetëm e gjetën përmes Besir Demirit që realizoi një finalizim të bukur nga gjuajtja e lirë. Ndërkohë nga kjo garë është eliminuar Vardari, të cilët përmes penalltive u mundën nga Ohridi.

Këta të fundit për kundërshtar në gjysmëfinale do të presin Sileksin ose Detonitin, teksa Shkëndija e Haraçinës do të pret fituesin e duelit Shkëndija e Tetës – Struga. /SHENJA/

Comments