Qengjat dhe ujqit tanë të politikës!

158

Dy tablotë në foton e ilustruar më poshtë paraqesin karakterin e partiçkave tona politike kur janë në opozitë dhe kur janë në pushtet, në të dy rastet ato ndryshojnë rolet nga qengj në ujk dhe nga ujku në qengj.

Ndërtimi i karaktereve më ndërrimin e pozicioneve nga opozita në pushtet, tregon qartë se partiçkat tona të Severnistanit e kanë hallin te pushteti e paraja dhe jo te hallet e popullit për të cilin sa herë që bëhen zgjedhjet bëhet i gjallë t’i takojë dhe pastaj për katër vjet zhduken nga çdo kontakt me hallexhinjt e popullit që i ka mbështetur dhe votuar ndër vite.

Kesisoj, duket qartë turiçka e vertete e partickave tona politike si solidare dhe e dhembshur plotë keqardhje për popullin si opozitë nga njëra anë, mospërfillës dhe ujk i babëzitur në pushtet nga ana tjetër.
Kjo është pozita dhe opozita shqiptare e Severnistanit që ndërron rolet sa herë ndërrohen pushteti.

Fotoja e më poshtme jo vetëm që flet sa njëmijë fjalë, por edhe e neverit popullin për faktin se kur e mëson se kujt i ka besuar katër vjet i vjen të pëlcas nga inati!

Keshtu, sa herë ndërrohen pushtetet ndërrohen dhe pozicionet, ku opozita me premtime pa mbulesë bëhet ujk në pozitë dhe pozita e dështuar kthehet në opozitë si qengj manar.

Sa herë vijnë zgjedhjet, dalin në sipërfaqe qengjat e rinj para votuesve shqiptarë, duke iu premtuar se ne nuk jemi si ata ujqërit e babëzitur, por ne jemi ndryshe, ndaj na votoni ne dhe jo ata, që të hamë dhe t’u shqyejmë si ata!

Nuk thonë kotë se: Koka bën, koka pëson!

Medai Shaholli

Comments