Bie nga lartësia një punëtor, pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit
Një person ka pësuar lëndime ditën e djeshme në Han të Elezit. Ai ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.
I rrëzuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetën.
Rasti është duke u hetuar.
“Hani i Elezit / 25.03.2026 – 09:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor Qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.

