Abdixhiku fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre elektrikë: Kërkojmë hetim të menjëhershme

131

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim për njesorët elektrikë.

Duke iu referuar pretendimeve të bashkëpartiakut të tij, Visar Azemi, i cili ka treguar se njesorët aktual po bëjnë matjen e konsumit të energjisë gabim, ai ka ftuar qytetarët që t`i kontrollojnë njesorët e tyre.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi.

“Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë. Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik”, ka shkruar ai, duke thënë se LDK-ja kësaj çështje do t`i shkojë deri në fund.

“Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar. LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”, ka shkruar ai.

Comments