“Paq fat, Edon”, Juventusi me postim special për Zhegrovën

117

Faqja zyrtare e Juventusit në rrjete sociale e ka bërë edhe një postim të veçantë për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Juventusi i ka uruar suksese yllit dardan, në përballjen e sontme, që Kosova e luan ndaj Sllovakisë, në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026.

“Paq fat, Edon. Kosova udhëton sonte për te Sllovakia, për gjysmëfinalen e ‘play-offit’ të Botërorit 2026”, shkruan faqja zyrtare e Juventusit.

Comments