Lutem për atë djalë të ri nga Likova

179

Urim SALIHU

Jetoj me informacionin.Lajmin më të trishtë e morra në mbrëmje.Një djalë i ri nga Likova lufton me jetën.Kishte rënë nga çatia ne Cerkez. Më shumë informacionë nuk kam për të.S’ka më keq se sa kjo.Kaq i ri dhe familja priste nga ai.Priste që t’u dërgonte atë mëditje kaq të ndershme.Një i ri shembullorë moshatarët e të cilit kushedi c’jetë luksi bëjnë gjithandej.Ai ndodhet në betejën më të vështirë të ekzistencës së tij-në betejën me vdekjen. Jam lutur për të.Nuk e njoh por e imagjinoj se si ndjehet familja e tij.Jeta e tyre mbase mvaret nga ai , nga mëditja që ky djalë shpirtmadh u dërgon, u dërgon atë para të ndershme.Lutem për atë djalë nga Likova sepse pa të asgjë për familjen e gjorë nuk do jetë si më parë.Do jetë një zbrazëtirë që asgjë nuk e mbulon.
Lutem për të sepse ajo që të trondit dhe të copëton zemrën është se ai ka marrë në këtë moshë peshën më të madhe të përgjegjësisë-familjen e tij për t’u siguruar ekzistencën.Ja përse jam lutur për të.S’ka më keq se sa kjo, s’ka më trishtim.

Vetëm njëzet vjeç.Ndonjëherë thua vetmevete, si ka mundësi që kaq jetëra të reja të goditen kaq ashpër.Në një menyre ose tjetër po ikin një nga një të gjithë.Japim vite nga jeta jonë vetëm të tillë njerëz bujar dhe të ndershëm të mund të mbijetojnë në këto momente fatkeqësie.Lutem për atë djalë nga Likova.

Comments