Gjithologia Gordana!

85

Pas tymnajës së ngritur mbi provimin e jurisprudencës së studentëve shqiptarë ne gjuhën shqipe ka reaguar edhe presidentja gjithologe Gordana, në një prononcim te TV21, ajo më në fund ka “arritur ta zgjidh” problemin e gjuhës për provimin e studentëve të jurisprudencës, ku sipas presidentes në procesin gjyqësor duhet të ketë saktësi, qartësi, dhe precizitet, sepse siç aludon ajo për studentët shqiptarë ata nuk e njohin mjaftueshëm maqedonishten e saj, ndaj paraqet problem.

Dhënia e provimit të jurisprudencës sipas plakushkës gjithologe në shumë gjuhë nuk shkon pasi duhen ngtitje e dy komisione, veç për shqipen dhe veç për maqedonishten, gjë që e ngarkuakan gjyqësorin dhe më mirë na qënkësh vetëm në maqedonisht.

Ky na qënka problemi sipas Gordanës, sepse në provim studentët duhet ta njohin maqedonishten dhe jo një gjuhe tjetër, ku mund të gabojnë në dhënien e gjykimit të drejt dhe të paanshëm në mungesë të njohjes së përkryer të maqedonishtes së saj.

Studentët shqiptarë e njohin lëndën e tyre për të cilën kanë studiuar dhe e njohin mjaftueshëm maqedonishten tuaj, por nuk do gabojnë nesër kur do të bëhen juristë, Gjykatës apo prokurorë, noterë apo avokatë!

Shqetësimi i kësaj avokate të djallit nuk është ndarja e drejtësisë, por zhvlerësimi dhe shqelmimi i gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore, me pretekstin respektimit të kushtetutës që na trajton si gjuhë e dorës së dytë dhe si 20%!

Si nuk e hapur gojën kjo dyrdyle kur po këta gjyqtarë maqedonë që e dinë maqedonishten perfekt, por që kanë abuzuar me drejtësinë ku kanë ndëshkuar padrejtsisht shqiptarët me procese të montuara mbi baza etnike siç janë rastet Bit Pazari, Ladorishti, UT, Almiri, Monstra, Alfa etj., dhe gjithologia Gordana e shkollës së vjetër të Gligorovit, ka heshtur në ndarjen e padrjet të drejtësisë po nga këta gjyqtarë që kanë dhënë provimin e jurisprudencës në maqedonisht.
A e di kjo avokatja e madhe e drejtësisë se Serbia dhe Severnistani janë nga vendet e fundit që vazhdojnë t’i ndëshkojnë të pandehurit me procese të montuara politike!

Përfundimisht mund të kontatojmë se shqetesimi i presidentes gjithologe Gordana nuk është drejtësia, por mbajtja dhe ruajtja e supremacisë së maqedonishtes mbi gjuhën shqipe si gjuhë e 20% sipas kushtetutës monoetnike dhe jodemokratike.

Medai Shaholli

Comments