Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

182

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka nisur bisedimet me nënpresidentin amerikan, JD Vance, në Islamabad, pasi u takua ndaras me delegacionin iranian, duke nisur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.

Ende nuk ka detaje lidhur me bisedimet me numrin dy të SHBA-së, JD Vance.

Pakistani është mikpritës i negociatave kyç mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, teksa në fuqi është armëpushimi i brishtë, i arritur më 07.04.2026.

Ndërkaq, agjencia iraniane Fars – që është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike – citoi burime qeveritare iraniane që thanë se delegacioni i Teheranit, pas bisedimeve me Sharifin, tani po diskuton për bisedimet direkte apo indirekte me ekipin amerikan më vonë gjatë 11.04.2026.

Më herët, televizioni shtetëror iranian raprotoi se është paraparë që fillimisht të diskutojnë për “premtimin e shkelur” të Shteteve të Bashkuara – që me gjasë është referencë për sulmet e Izraelit në Liban kundër Hezbollahut, grup i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Izraeli./REL/

Comments